“Arrestimi i Eni Çobanit”, gjykata Gjirokastër lë në fuqi vendimin….

Advertisement

Është shoqëruar për në komisariatin e policisë, juristja e njohur Eni Çobani.Personazhi i njohur i ekranit është denoncuar nga qytetarja Rudina Islamaj. Çobani ndodhej në seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur është shoqëruar, raporton Report TV.Sipas të njëjtave burime, Çobani ka debatuar gjatë një gjyqi në Apel me denoncuesen, e cila është nusja e klientes së saj.Ajo është marr në pyetje, ndërsa Islamaj ka kërkuar të zbardhen audio-regjistrimet, pasi pretendon se është kërcënuar prej saj. Në këtë çështje, ajo është avokate e palës kundërshtare të Rudina Islamaj. Eni Çobani u bë e njohur në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në spektaklin e së dielës ‘E diela shqiptare’ në Tv Klan.Duke qënë se shtetasja Rudina Islamaj ka bërë kallzim kundër shtetases Eni Çobani kjo e fundit ka bërë kallzim kundër shtetases  Rudina Islamaj ky kallëzim është mosfilluar nga ana e Prokurorisë dhe sëfundmi gjyqtari më me eksperiencë Pëllumb Vehbi ka vendosur lënie në fuqi të vendimit të mosfillimit , duke i dhënë kësaj të fundit dhe një eksperiencë të hidhur në lidhje me  organizimin e procesit Gjyqësor.

Advertisement
Advertisement
561