Arrestime në flagrancë/ 3 shtetas të arrestuar

Advertisement

Ditën e sotme kanë rënë në prangat e policisë 3 shtetas. Është goditur një rast I shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në praga 1 shtetas.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., 28 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja” është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 1 peshore elektronike që përdorej për peshimin e saj.

Advertisement

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

  1. I., 46 vjeç dhe  S. R., 46 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 filluan procedimin në gjendje të lirë për 3 shtetasit e mitur që u kapën në flagrancë ditën e djeshme, duke tentuar të vidhnin në një bankomat. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt.

 

Advertisement
147