“Arratisja” e Calaveras/ Na sillni një patericë për të mbështetur Drejtësisë

Advertisement

Pak kohë më parë një nënë e etur për drejtësinë e munguar, i’u drejtua portalit infront.org për t’i bërë një tjetër apel ndërgjegjëses ish-shefes së OMN-së pasi letra e parë ra në vesh të shurdhët. Pa rrugëdalje, pa shpresë dhe e etur për drejtësi nëna e sheh qartë gjendjen e rënduar ku është zhytur Shqipëria dhe përpiqet sado pak të artikulojë mësimet e fituara nga jeta e saj.

Letra e plotë:

Zonja Kalavera, rrugë të mbarë në detyren e re por, pas vetëm drejtesi që nuk le Calavera pasi asnjëhere nuk e besove nënën. Ne jemi njerez të drejtë dhe përseri po të shkruaj, Zonja Kalavera nuk ka patur sulme dhe shpifje të paprecedenta  kundrejt jush  dhe stafit tuaj, por në organet që keni ngritur ka element që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë. Dhe ju i dini mire por e keni me të lehtë të thoni që janë shpifje duke kaluar një reformë që vetëm në Shqipëri është praktikuar.

Vetëm shqiptarët do vuajnë më shumë nga pasojat e kësaj drejtësie që ju po bëni. Koha do ta provojë këtë veprim të padrejtë pasi jo zonja Kalavera, nëna nuk gënjen e as nuk u hedh hi në sy shqiptarëve siç keni bërë ju. Merrni shembull pak nga Sh.B.A. nga vendi më i shenjtë në botë, i demokracisë së kulluar. Merrni shembull e zbatoni porosine e zotit Lu, ish ambasadorit të nderuar Amerikan kur tha: “Nga reforma të mos preken magjistratët. Jo vetem magjistratët po dhe kuadrot e vjetra plot dije nuk duhet t’i flaknit.”

Nuk bëhet drejtësia me nxitim, duke futur prokurorë dhe gjyqtar që kanë konkuruar 10 here dhe nuk kanë fituar ose kanë konkuruar me Magjistratet që po hiqen dhe përsëri nuk kanë fituar.  Ka plot prova për këtë që po them, nuk janë shpifje pasi ka 20 vjet që këto Magjistratë po përgatiten dhe për një çast ju i flakni në rrugë. As Hitleri se ka bërë këtë. Nuk gënjen zemra e nënës Zonja Calavera, i përkas kohës së vjetër kur nuk guxonim të thonim të vërtetën  por tani që erdhi koha e demokracise po ta të vërtetën me bindje të plotë: Po shkelni mbi Magjistratët, po vrisni zemrat e nënave që vuajtën në atë sistem dhe përseri po vuajnë se e vërteta të tremb, të shemb, të sakaton, të përvëlon.

Advertisement

Rrugë të mbarë Zonja Calavera dhe kujdesu të na sillni një patericë për të mbështetur drejtësinë alamane që ka mbetur uloge dhe nuk po ecën. Inshalla kush vjen pas teje do ta kuptojë dhe do të ndërtojë një drejtësi për tu patur zili si nga e gjithë bota po jo si në Shqipëri. Si këtu s’ka bërë vaki, flasim por nuk na dëgjon njeri, po presim vetëm Zotin të vërë drejtësi.

Advertisement
173