Anëtarët e KPK-së “ekzekutojnë” gjyqtaren e Apelit Evjeni Sinojmeri

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri. Seanca ndaj Sinojmerit është mbajtur pa praninë e saj dhe pa asnjë përfaqësues ligjor të gjyqtares, pasi ajo nuk i është përgjigjur procesit.

Në seancën e parë, KPK tha se për pasuritë e paluajtshme Sinojmeri nuk kishte deklaruar burime në deklaratën veting dhe në ato periodike dhe se një pjesë e tyre ishin deklaruar disa vite pas firmosjes së kontratave. KPK tha se nuk kishte as qartësi për kohën kur ishin paguar këstet për këto pasuri.

Ngjashëm pa burime të ligjshme u gjetën edhe 40 mijë dollarë dërguar djalit në SHBA, ndërsa u gjetën disa vite me bilance negative. Sinojmeri pretendoi sipas KPK se nuk kishte mundësi të sillte kundërargumentet e saj dhe as të siguronte dokumente.

Advertisement

Por Komisioni vlerësoi se nuk kishte as dokument që vërtetonte pamundësinë objektive. Sinojmerit nuk iu gjetën probleme në pastërtinë e figurës dhe as në profesionalizëm, përpos shkeljes së lejes dhe mungesës së saj në gjykatë për gati 1 vit.

Advertisement
424
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com