Ambulancat rendin papushim/ Ja si paraqitet situata te Infektivi

Advertisement

Ditën e sotme në spitalin Infektiv ka patur një fluks me ambulance të cilat sillnin pacientë.

Bëhet me dije se familjarë të shumtë të pacientëve sjellin sende ose vijnë për të marrë informacion për të marrë informacion për të afërmit e tyre.

Megjithatë, fluksi i ambulancave mbetet i lartë edhe për shkak të sjelljes së urgjencave nga “Shefqet Ndroqi”, pasi skaneri ka shfaqur probleme në këtë spital.

Advertisement

Ditën e djeshme u raportua një shifër rekord prej 1007 të infektuarish e cila ka sjellë dhe rritjen e numrit të shtrimeve në spital dhe hapësirat boshe janë të pakta.

Advertisement
1868