Ambasadorja Kim vizitë në Kukës, takim me Safet Gjicin/ Ja çfarë biseduan

Advertisement

Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Lajmin e ka bërë me dije Gjici, i cili ka postuar një foto video nga takimi me ambasadoren, teksa shkruan se kanë bashkëbiseduar dhe kanë folur për Kukësin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme.

“I lumtur që mirëprita Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Vizita e parë zyrtare në Bashkinë e Kukësit, ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe qytetarët kukësian.

👉 Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jëtë prioriteti ynë.

Advertisement

👉 I tregova Znj. Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion  shqiptarë të  kosovës,” shkruan Gjici në postimin e tij.

Advertisement
127
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com