Amal, kukulla refugjate në kërkim të nënës së saj viziton Athinën! Mesazh për të mbrojtur fëmijët

Advertisement

Një kukull gjigante e një vajze nëntë vjeçare siriane të quajtur Amal, prej një muaji ka filluar udhëtimin e saj nëpër Turqi dhe më pas ka arritur në Greqi. Vogëlushja kukull 9-vjeçare është në kërkim të nënës së saj në një udhëtim 8.000 kilometra.

Kjo është thjesht faza e parë e një udhëtimi prej 5,000 milje, teksa vjen në një moment tejet kritikë kur Evropa m und të përballet me krizë të re emigrimi pas marrjes së talebanëve në Afganistan.

Amal është pjesë e një përpjekjeje për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e fëmijëve refugjatë. Kukulla 3.5 metra e krijuar nga Kompania e Kukullave Handspring, filloi udhëtimi e quajtur ‘The Walk’ në Gaziantep, në Turqi në muajin korrik. Edhe në Greqi ajo u mirëprit me muzikë. Udhëtimi i Amalit të vogël, që filloi disa kilometra nga kufiri sirian, është një thirrje për vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare për fëmijët refugjatë.

Advertisement

“Amal ” dhe mbajtësit e saj planifikojnë të kalojnë tetë vende dhe dhjetëra qytete në një përpjekje prej 8,000 kilometrash për të sjellë më shumë dritë në lidhje me gjendjen e miliona refugjatëve të zhvendosur.

Pas Greqisë, Amal e Vogël pritet të vizitojë Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Britaninë e Madhe. Amal, emir I së cilës në arabisht do të thotë shpresë, është një projekt që synon pikërisht pas shpresë dhe paqe për emigrant në të gjithë botën.

Shqiptarja.com

Advertisement
240