Akuzohet për përdhunimin e turistes gjermane, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi

Advertisement

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat  e policisë greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një turiste gjermane të moshës së tij.

Vajza 27-vjeçare ka denoncuar rastin në polici duke thënë se ajo ishte takuar me shqiptarin në një loakal dhe kishin qëndruar bashkë deri vonë. Ajo rrëfen se rreth orës 2:30 ishte nisur për në banesën e saj, por shqiptari e ka ndjekur dhe e ka marrë pa dëshirën e saj në plazh, ku edhe e ka përdhunuar, sipas saj.

Advertisement

27-vjeçari ka mohuar akuzat duke thënë se vajza gjermane po gënjente dhe se asgjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Mbetet ekzaminimit mjeko – ligjor që do të vërtetojë nëse shqiptari e ka përdhënuar të renë.

Advertisement
114