Akuza për shitblerje votash në Vlorë/ SPAK merr nën hetim dy persona

Advertisement

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, për shkak të dyshimeve se po jepnin dhe merrnin para, në këmbim të votave të 25 Prill.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personat e proceduar janë shtetasi turk Abdulgafur Balikçi, të cilit i janë kapur 2 telefona ku ka pasur biseda për blerje vote për LSI-në.

Ndërkohë që personi tjetër i proceduar është Jurisel Muçaj. Kjo çështje do ti kalojë SPAK-ut, sa kohë që krimet zgjedhore i kanë kaluar për kompetencë organit më të lartë të akuzës në vendin tonë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky aksion i policisë vjen pas situatës së tensionuar që ka karakterizuar Vlorën, ku të gjitha palët politike kanë pasur pretendime për shitje dhe blerje votash, e madje dhe mandatesh deputetësh. Nuk bëhet me dije se nga e ka marrë indicien policia për këtë aksion në Vlorë, ndërsa mbeten për t’u konfirmuar akuzat nga SPAK.

Advertisement
149
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com