Aksidenti tragjik në Kashar u merr jetën 3 miqve/ Ja të dhënat

Advertisement

Të tre viktimat ishin pasagjerë, ndërsa drejtuesi i makinës tip “Opel” Zija Murati 29 vjeç, shpëtoi dhe ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën Murati po lëvizte në kohën kur ishte ndalim qarkullimi. Ata ishin duke u kthyer në Kashar ku kishin edhe shtëpinë.

Policia i ka marrë edhe kampionin e gjakut drejtuesit të automjetit, për të parë nëse po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Përgjigja pritet të dal brenda një jave. Ndërkaq, Zija Murati edhe pse i plagosur u vu në pranga nga policia pasi shkaktoi këtë aksident tragjik.

Advertisement

Të katërt personat ishin rreth farefisnor me njëri tjetrin.

29-vjeçari Murati, drejtonte makinën prej 9 vitesh, sipas të dhënave të policisë, por humbja e kontrollit të automjetit, e ktheu atë në fajtor të vdekjes së tre personave.

Ndërkaq, do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të jap përgjigjen përfundimtare, nëse është shkaktuar nga alkooli apo thjesht shpejtësia me të cilën po lëvizte.

Advertisement
174