Aksidenti tragjik në autostradën e Vlorës, eksperti: Audi është futur në korsinë e djathtë dhe më pas…

Advertisement

Familja Gushi nga Patosi u shua e gjitha dje në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet tip Audi A8 i drejtuar nga 22 vjeçari Igli Madani mori përpara Toyotën ku udhëtonte familja Gushi, duke bërë që të ndërronin jetë çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre, 14 e 9 vjeçe.

Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi është shprehur se Audi që lëvizte me shpejtësi tej normave, ka ndërhyrë në korsinë ku lëvizte makina tjetër. Shkaku nuk dihet ende, por sipas Luzit mjeti i drejtuar nga 22 vjeçari është futur në korsinë e djathtë dhe ka goditur nga mbrapa dhe në anësore makinën e familjes Gushi.

“Aksi Fier- Vlorë është një nga paktat rrugët që ka Shqipëria sot. Është një rrugë e shpejtësisë së lartë dhe shpejtësia gjithmonë vret. Audi ka goditur nga prapa dhe pjesa anësore, nuk e di përse drejtuesi mjetit ka ikur djathtas. Shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara.

Advertisement

Të gjitha mbetjet siç duken në televizion janë në krahun e djathtë. Mjeti “Audi” ka ndërhyrë në korsinë ku ishte makina e familjes. Domethënë nuk dihet se kush është shkaku. Por dihet që “Audi” ka hyrë në korsinë e makinës tjetër”, është shprehur eksperti Arben Luzi.

Advertisement
197
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com