Aksidenti fatal me 5 viktima, dalin detajet të reja, kush ishte shkaku i tragjedisë?

Advertisement
Advertisement

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Qafë-Muzinë ku 5 persona humbën jetën. Bëhet me sije se aksidenti kishte përmasa tragjike si pasojë e llojit të përplasjes tangenciale.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, nëse përplasja do të kishte qenë ballore me shumë mundësi jetët e personave të përfshirë në aksident do të shpëtonin dhe do të kishim vetëm të plagosur. Por duke qenë se makina “Land Rover” dhe furgoni janë përplasur në cepat tangenciale ka bërë që furgoni të devijojë dhe të përfundojë në greminë ku si pasojë humbën jetën 5 persona, drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes nuk janë parë gjurmë frenimi, gjë e cila e vështirëson punën e ekspertëve për të arritur në konkluzione se sa shpejtë ka qenë “Land Rover”. Mësohet se rruga ka qenë e lagur dhe kjo ka ndikuar në përplasjen e dy mjeteve. Raportohet se makina “Land Rover” që drejtohej nga Rexhina Çelhaka u gjet e zhvendosur dy metra nga pika ku bëri kontaktin e përplasjes me furgonin.

Advertisement
393