Aksident tragjik në Korçë, ndahet nga jeta zyrtari i lartë 38-vjeçar (EMRI+DETAJE)

Advertisement
Advertisement

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Dushar të njësisë administrative Lozhan, në Maliq.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Advertisement
282