Aksident në Lezhë/ Dy automjete dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

Advertisement

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Shëngjinit, në Lezhë.

Dy automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Lezhës kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë.

Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku do të marrë ndihmën e parë.

Advertisement

Në vendngjarje ndodhe policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Advertisement
136