Aksident në Kamzë, makina përplas rëndë një këmbësore

Advertisement

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot në Kamzë.

Shoferi 48-vjeçar me iniciale M.H., ka përplasur me mjetin e tij një këmbësore 62-vjeçare e cila është dëmtuar rëndë.

Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2021, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen F. K., rreth 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
175