Aksident në Fier, automjeti përplas motorin ku udhëtonin nënë e bijë

Advertisement

Një aksident me plagosjen e një gruaje 56-vjeçare dhe vajzës së saj ka ndodhur këtë të Shtunë në afërsi të fshatit Kallm të Fierit.

Policia njoftoi se rreth orës 08:30, shtetasi V.N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.

Advertisement

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A.S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
136
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com