Aksident i rëndë, vdes drejtori i pyjores

Advertisement

Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Dushar të njësisë administrative Lozhan, në Maliq.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është 38- vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje.
Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Advertisement

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Advertisement
208
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com