Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina “BMW” del nga rruga e përplaset me murin, humb jetën shoferi dhe një 16-vjeçare

Advertisement

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMW”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Advertisement
Advertisement
337
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com