“Agai” i Reformës në Drejtësi, Lulzim Hamitaj, 400 mijë euro apartamente

Advertisement

Komisioneri i Reformës në Drejtësi, ose siç e thërrasin ndryshe bossi i Vettingut, I cili është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Gjithashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro.

Komisioneri Lulzim Hamitaj ka një pasuri në vlerë rreth 400 mijë euro. Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMË, vlera e të cilit është 4500 euro. Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.

Advertisement

Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Advertisement
120