Afrohet “dita e gjykimit”/ Ja çfarë e pret gjyqtarin Luan Daci

Advertisement

Seanca e radhës për gjyqtarin Luan Dacin do të zhvillohet më 5 Shkurt. Ky proces është zvarritur për shumë gjatë, siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, sidomos kur pas tyre fshihen prapaskena politike. Në bazë edhe të fakteve të shpërndara në portalin infront.org Luan Daci ka pasur postin e nënkryetarit në komisionin e qeverisjes vendore gjatë procesit të votimeve në vitet 2000 në kryeqytet.
Po çfarë nënkupton kjo gjë? Mos vallë aktorët poliktik të partive politike po mundohen ta ndihmojnë atë që t’i shpetoj drejtësisë.

Ky gjyqtar i papërgjegjshëm fshihet pas trazirave të 97 dhe firmave piramidele. Konkretsisht bëhet fjalë për gjykimin e një ndër firmave që zhvati shqiptarët dhe i la ata pa asgjë.
Luan Daci edhe pse kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Advertisement

Data 5 shkurt është shumë afër, një datë ku pritet drejtësia ama skepticizmi nuk na lejon të besojmë pasi zvarritja e ka ndihmuar këtë gjykatës të fsheh dhe manipulojë provat. Burgu është shumë pak për një njeri që me veprimet dhe mosveprimet e tij kontriboi në shkatërrimin e Shqipërisë.

Advertisement
312