Afganistan/ Përfaqësuesi taleban bën deklaratën surprizë: Gratë do mund të jenë pjesë e qeverisë por jo në poste drejtuese

Advertisement

Talebanët në Afganistan angazhohen se do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit. Një lajm të tillë e ka dhënë për BBC, një zëdhënës i grupit ekstremist islamik. Ai ka thënë se gratë dhe pakicat etnike do mund të jenë pjesë e qeverisë.

Megjithatë sipas përfaqësuesit taleban postet drejtuese dhe me të rëndësishme të drejtimit nuk do mund të drejtohen nga gratë, edhe pse ato të jenë prezente në përbërjen e qeverisë.

Advertisement

Talebanët priten të formojnë qeverinë e re. Grupi ekstremist njihet për trajtimin diskriminues ndaj grave dhe vajzave ndaj edhe deklarata e zëdhënësit për prestigjiozen britanike është surprizë dhe do të pritet me kuriozitet se çfarë do të ndodhë në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Advertisement
623