Adriano Dyrmishi, prokurori që kaloi me sukses filtrat e Vettingut

Advertisement

Në fund të vitit të shkuar Prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi u përball  me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në të tri kriteret e rivlerësimit. Procesi i vetingut për prokurorin Dyrmishi u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade. Ai është një ndër prokurorët që e meriton plotësisht postin që ka, pasi edhe pas tentativave të komisonerëve për “ta demaskuar” asnjë provë nuk u gjet kundër tij.

Komisioni konstaton pamundësi për blerjen e autoveturës tip Audi në vitin 2015 kundrejt vlerës 500 mijë lekë.  Ama prokurori me anë të argumentave vërtetoi se prinderit e tij kishin fituar një shumë të konsiderueshme parash pas shitjes së një lokali.

Në seancë u tha se Komisioni kishte konstatuar se Dyrmishi e kishte blerë mjetin më lirë nga sa e kishte blerë po atë vit personi që ia kishte shitur. Sipas Hamitajt, Dyrmishi e kishte blerë në shumën 500 mijë lekë, ndërsa personi që ia kishte shitur, e kishte blerë 7000 euro.

Dyrmishi shpjegoi në seancë se personi që ia kishte shitur mjetin, i kishte dhënë fillimisht si çmim vlerën 5000 euro dhe më pas kishin negociuar lidhur me gjendjen teknike duke u dakordësuar për shumën 500 mijë lekë.

Advertisement

Ama ulja e çmimit gjatë blerjes së një automjeti është një gjë e rëndomtë në shoqerinë tonë dhe nuk ka arsye as për tu habituar dhe as për të dyshuar. Fundja një makinë e përdorur nuk mund kurresi të blihet me çmimin real të saj.

Dyrmishi shpjegoi në seancë edhe lidhur me një automjet të blerë prej tij në shumën 250 mijë lekë para fillimit të detyrës. Ai tha se mjeti ishte përfshirë në një aksident dhe pasi kishte qëndruar për disa vite i papërdorur ishte kalbur dhe ishte hedhur.

Gjithashtu atij nuk u gjetën informacione apo fakte që të mund të vërtetojnë kontaktet e papërshtatshme që do të çonin në konstatimin e papërshtatshmërisë për kriterin e figurës.

Prokurori gjithashtu u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin. Hamitaj evidentoi tre prej 11 denoncimeve nga publiku, ku në tri raste vendimet e mosfillimit të hetimeve ishin prishur nga gjykata e cila kishte urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore, por që më pas kishte pranuar si të drejtë pushimin e çështjeve.

Pasi kaloi me sukses të gjithë filtrat e drejtësisë Adriano Dyrmishi KPK vendosi unanimisht konfirmimin në detyrë të prokurorit.

Advertisement
282