Abuzimi me pronat në Spille/ Prokuroria dy vite burgim për ish-kryebashkiakun Nuredini

Advertisement

Beqir Nuredini dhe ish-juristi i bashkisë Rrogozhinë rrezikojnë të dënohen me 2 vite burgim secili, pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Beqir Nuredini, ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës i proceduar nga prokuroria e Kavajës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, rrezikon të dënohet me 2 vite burgim nga gjykata e këtijj qyteti.

Megjithëse dosja penale po shqyrtohet në gjykatëne Kavjës, një gjyqtare si Ardiana Bera e gjykatës së Tiranës është komanduar për të gjykuar këtë çështje. Ditën e premte, prokuroria e Kavajës ka lexuar pretencën përballë gjykatës, dhe për të pandehurin, Beqir Nuredini, ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 2 vite burgim.

Dy vite burgim prokuroria ka kërkuar edhe për të pandehurin tjetër, shtetasin Shpendi Dema, i cili në periudhën kur ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ka ushtruar funksionin me juristit pranë bashkisë së Rrogozhinës. Çështja penale flet për abuzimet me detyrën që ish-zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës, kanë bërë gjatë lëshimit të lejeve të ndërtimit në plazhin e Spillesë.

Ish-kryebashkiaku, Beqir Nuredini dhe juristi Shpendi Dema, u proceduan së bashku me disa persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Ranishtja 2”. Në këtë operacion nga ana e prokurorisë është marë masa e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për Beqir Nuredinin, i cili në atë periudhë mbante detyrën e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë. Beqir Nuredini, u zgjodh kryebashkiak në vitin 2015, falë koalicionit mes PS-LSI-PDIU (ASHE), dhe në vitin 2018 u akuzua së bashku me 9 persona të tjerë për tjetërsimin e 56 hektarëve bregdet në zonën e Spillesë.

Prokuroria e Kavajës pas kryerjes së hetimeve në vitin 2018 dorëzoi në gjykatë dosjen penale kundër Beqir Nuredinit dhe 4 personave të tjerë me qëllim fillimin e procesit gjyqësor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të dokumentave”.Por në 28 tetor 2018, gjykata e Kavajës gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ka pushuar akuzat për ish-kryebashkiakun, Beqir Nuredini dhe juristin Shpendi Dema. Ndërsa tre zyrtarët e tjerë të bashkisë së Rrogozhinës si, Arben Daja, Artur Tosku dhe Arben Kaja,ti kalojë për gjykim. Nga ana tjetër prokuroria nuk është pajtuar me këtë vendim, duke apeluar vendimin për pushimin e akuzave për ish-kryebashkiakun Nuredini dhe juristin Dema. Në 6 mars 2019, gjyqtarja e Apelit, Etleva Temo, ka vendosur të pranojë apelimin e prokurorisë, duke bërë që dy zyrtarët të meren të pandehur dhe të gjykohen për akuzat e ngritura nga prokuroria e Kavajës.

Advertisement

Në 29 korrik 2019, prokuroria sërisht depoziton në sekretarinë e gjykatës së Kavajës, dosjen penale kundër Nuredinit dhe Demos. Pas disa seancash gjyqësore, ditën e premte prokuroria gjatë leximit të pretencës së saj, ka kërkuar dënimin me nga dy vite burg për secilin nga të pandehurit. Pritet që në ditët në vijim, gjyqtarja e Tiranës Ardiana Bera, e komanduar në këtë çështje penale,të japë vendimin për dënimin ose jo të dy ish-zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë.

Advertisement
1011