A hahen lekët e jetimëve?/ Suela Zhegu kalon limitet

Advertisement

Suela Zhegu është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Suela Zhegu ka një eksperiencë prej 21 vitesh pa ndërprerje brenda sistemit të drejtësisë. Me kaq vite eksperiencë të Zhegut, tani komisioneria duhej të ishtë një ndër personat që të luftonte më fortë për ligjet e shkelura, por ç’bën Zhegu?!

Sipas informacioneve konfidenciale që arrijnë çdo ditë në redaksinë tonë, mesa duket Znj. Zhegu fle gjumë për shkeljen e ligjit që bën vetë dhe për të tjerët tregohet e gatshme të zbatojë ligjin.

Komisionerja Zhegu ka një pasuri marramëndëse që 21 vite pune brenda sistemit të drejtësisë, nuk e mbulojnë dot. Për këtë arsye, Suela Zhegu është kallëzuar në SPAK nga Gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikim të formularit të vetëdeklarimit.  Komisioneria Zhjegu ka dashur të mbulojë diellin me shoshë, por ka 4 Apartamente, 1 shtëpi që thotë se e ka të trashëguar, 2 automjete dhe pasuri të patundëshme, sipërfaqe toke 1875 m2 në Tiranë, me vlerë 1 875 000 Lekë.

Komisioneria Zhegu ka marrë dhe një kredi për rregullim shtëpie të marrë në vlerën 2 900 0000

Advertisement
 Lekë, e cila duket qartë që e ka marrë sa për sy e faqe pasi kjo zonjë është e larë në lekë dhe s’ka nevojë të marrë kredi.

Skandali i Suelës vazhdon duke përvetësuar dhe pasurinë e vëllait të saj, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Përveçëse një shkelëse e ligjit, Suela ha dhe lekët e dy jetimeve. Ç’moral ka kjo femër? Ç’farë ligjesh kërkon të luftojë përderisa është vetë që shkel ligjet me të dyja këmbët.

Më poshtë do të gjeni të dhënat mbi pasurinë e komisioneres Zhegu, që ka zgjedhur t’u pi gjakun edhe fëmijëvë të vëllait të ndjerë.

A pritet drejtësi nga i padrejti?!! Sigurisht që kjo që bën komisioneria Zhegu është ç’njerëzore.

Advertisement
522