A e ka harruar zakonin Firdes Shuli?!/ Njihuni me komisioneren që duhej ta fillonte Vettingun nga vetja

Advertisement

Firdes Shuli është diplomuar “Jurist” në vitin 1988 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Firdes Shuli nga viti 1990 deri në muajin Tetor të vitit 1995 ka qenë Kryetare Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dhe njëkohësisht kryente dhe detyrën funksionale të Gjyqtares po në  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Nga informacionet e marra nga një ish gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, me iniciale I.S, i cili ka dhënë dorëheqje nga drejtësia në vitin 2020 për shkak të daljes në pension, njëkohësisht  ka qënë dhe inspektor në KLD.

Në vitin 1994 gjyqtarja Firdes Shuli ka pasur një çështje gjyqësore me një të pandehur i cili ishte në gjendje arresti. Gjatë Gjykimit Gjyqtarja Firdes Shuli  e ka nxjerrë nga burgu të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin. Po përse vallë në kundërshtim me ligjin? Kjo gjyqëtare është përzgjedhur për të vënë drejtësi apo për të bërë “bamirësi” me shkelësit e ligjit?!

Në redaksinë tonë kanë mbërritur informacione konfidenciale dhe arsyeja e nxjerrjes nga burgu i të pandehurit, edhe pse në kundërshtim me ligjin, ka qënë pikërisht ndjenja e Gjyqtares Firdes Shuli. Mesa duket, kjo e fundit na qënka dashuruar me të pandehurin në sallën e gjyqit dhe më pas e ka zëvëndësuar masën e arrestit nga burgim në arrest në gjendje të lirë. Firdesit nuk duhej t’ja kishte marrë mendtë dashuria por mesa duket “të fortët e krimeve”, arrijnë të bëjnë një krim akoma më të madh, korrupsion dashuror me gjyqtaren, pikërisht në sallën e gjyqit. Edhe pse vënd në tranzicion duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me vitet 1990-1995 Inspektoriati i KLD ka filluar procedimin disiplinor kundër Gjyqtares Shuli, e cila në kundërshtim me ligjin ka zëvëndësuar masën e arrestit nga burg në gjendje të lirë.

Advertisement

Në përfundim të hetimit admninistrativ kundër Gjyqtares Firdes Shuli, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka  vendosur masë administrative duke vendosur, shkarkim nga detyra e Gjyqtares Firdes Shuli nga pozicioni i kryetare Gjykate në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër, në gjyqtare të thjeshtë në Gjykatën Tepelenë, ky vendim është i shkruar dhe dosja ndodhet në KLD shpjegon ish gjyqtari në Gjykatën e Apelit i cili ka dhënë dorheqje nga Drejtësia në vitin 2020 për arsye se ka dal në pension. Drejtësia e vjetër KLD  filloi një hetim disiplinor, për arsye se Gjyqtarja krijonte lidhje intime me të pandehurit. Ndërsa drejtësia e re KLGJ e mbron faktin duke mos e bërë publike, se Gjyqtarja  Firdes Shuli është shkarkuar nga detyra e  Kryetares së  Gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër njëkohësisht dhe nga pozicioni i gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për vepra të turpshme dhe abuzim me detyrën. Na vjen keq për Gjyqtaren Firdes Shuli dhe lëndimet shpirtërore të shumta, por tani s’do ta ketë më kënaqësinë të dashurohet në sallën e gjyqit por në ambientet e zyrave të KPP-së.

Advertisement
329