A do të shkarkohet Luan Daci?/ Vendimi për gjyqtarin jepet me 8 Mars

Advertisement

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë vendimin për ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci me 8 mars.

Daci akuzohet për falsifikim të dokumenteve prandaj edhe Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin. Sipas Kodit Penal kjo vepër penale dënohet deri në tre vjet burg.
Advertisement

Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Advertisement
166