85 miliardë dollarë armë dhe avionë, Donald Trump: Talebanët të na i rikthejnë, ose duhet t’i bombardojmë

Advertisement

Ish Presidenti Trump, ka thënë dje se Shtetet e Bashkuara duhet të përgjigjen me “forcë ushtarake të qartë” nëse talebanët refuzojnë të kthejnë pajisjet ushtarake me vlerë miliarda dollarë që kanë mbetur prapa në Afganistan. Ose t’i bombardojmë, ka shtuar ai.

“Asnjëherë në histori një tërheqje nga lufta nuk është trajtuar aq keq ose në mënyrë jokompetente sa tërheqja e Administratës Biden nga Afganistani. Përveç asaj që është e qartë, të gjitha pajisjet duhet të kërkohen që të kthehen menjëherë në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo përfshin çdo qindarkë të 85 miliardë dollarëve”, tha Trump në një deklaratë.

Sipas tij, nëse armët dhe pajisjet nuk kthehen, amerikanët duhet t’i marrin ato me forcë ose të bombardojnë vendin. “Nëse nuk kthehen mbrapsht, ne ose duhet të hyjmë me forcë ushtarake të qartë dhe t’i marrim ato, ose të paktën t’i bombardojmë”, ai shtoi.

Advertisement

Pasi qeveria afgane ra në duart e talebanëve, u raportua se miliarda armë amerikane ishin kapur nga talebanët, përfshirë armë, makina dhe avionë të shumtë. Avionët janë praktikisht të padobishëm pa stërvitje, megjithëse kapja e tyre ka të ngjarë t’u japë mjetet propagandistike talebanëve.

Që nga 30 qershori, forcat afgane besohet të kenë pasur 211 aeroplanë në inventarin e tyre të furnizuar nga SHBA. Të paktën 46 nga ata avionë tani janë në Uzbekistan pasi trupat afgane i përdorën për të ikur nga talebanët.

Advertisement
766