45-vjeçaren e vrau i shoqi me thikë, reagon e revoltuar nëna e viktimës: Nuk të thirra kurrë dhëndër, por haram…

Advertisement

51-vjeçari Artan Ismalaja vrau bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe. Më pas autori tentoi që të vrasë dhe veten.

Nëna e viktimës ka bërë një reagim së fundmi, e cila përmes një postimi shpreh mllefin dhe zemërimin e akumuluar që nga vdekja e së bijës.

E revoltuar ajo thotë se do të marrë hak vetë dhe se jeton e fortë për dy fëmijët që ajo la pas.

“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo s ekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.

Advertisement
Advertisement
184