400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Advertisement

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën
Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollonin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Por për ndryshimin e kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Basha thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Risku që opozita të zhduket është i madh
Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e 2022.

Advertisement

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro./euronews

Advertisement
429
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com