2800 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër, shqetësuese situata në Obot

Advertisement

Zona të ndryshme në Shkodër për shkak të motit të keq dhe reshve të shiut që përfshinë vendit disa ditë më parë vijon të ketë probleme me përmbytjet.

Sipas të dhënave të bëra publike nga bashkia Shkodër, në këtë qark ende janë nën ujë 2800 ha tokë bujqësore.

Ndërkohë hidrometri në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin ka shënuar rënie të nivelit të ujit. Njësia Administrative Ana e Malit vijon të ketë problemet më të mëdha. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 60 cm  dhe kalohet me makina ushtrie.

Gjithashtu prezencë uji vijon të ketë dhe në oborret e banesave në fshatin Obot.

Bashkia Shkodër:

Sipërfaqe totale e përmbytur 2800 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 560 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2125 Ha
  3. Grurë 50 Ha
  4. Bimë Dekorative 47 Ha
  5. Pemtore 15 Ha
  6. Serra             3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50-60 cm (kalohet me makina ushtrie).
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 40-50cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 755 Ha
  • Grurë 10 Ha
  • Pemtore 5 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

6.70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  2. Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.
  3. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.
  4. Varkat e ushtrisë F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 150 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 780 Ha
  • Grurë 30 Ha
  • Bimë dekorative 40 Ha
  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 100 cm.

3.Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalushme vëtëm me mjetet e tonazhit të lartë.

  1. 55 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  2. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  3. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

Advertisement
  • Tokë e pakultivuar 20 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
  1. Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme.

  • Të pakultivuara 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe  110 Ha
  • Grurë 10 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 550 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 140 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 400 Ha
  • Pemtore 10 Ha
  1. 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Lagje Nr.1

Si pasojë e përmbytjeve, në zonen e Livadheve rreth 100 shtëpi kanë prezencë uji në oborre dhe 1 familje ka prezencë uji në banesë.

Sot në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet  për periudhën Janar-Shkurt 2021”, ka filluar puna për evidentimin e dëmeve në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Advertisement
103