25-vjeçari po udhëtonte drejt Vlorës me autorin, si nisi sherri brenda makinës që përfundoi në vrasje?

Advertisement

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari.  Sipas informacioneve bëhet me dije se viktima Bullari dhe autori Bledar Selmanaj janë nisur së bashku nga Tirana në Vlorë për çështje që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

Shkak për vrasjen është bërë një borxh që viktima i kishte autorit, një shumë parash, dhe kjo ka bërë që konfliktet të agravohen. Në debat e sipër ai e ka qëlluar brenda në automjet duke e lënë te vdekur në vend.

Selmanaj ka pranuar në Polici që e ka shoqëruar deri në Vlorë me makinë Bullarin, por nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Pavarësisht kësaj, ka prova të qarta që e implikojnë në vrasje. Selmanaj ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

Advertisement

Ai është dënuar në vitin 2012 për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Sendet e vjedhura, 39-vjeçari i shiste më pas nëpër dyqane.

Advertisement
378