20-vjeçarja Caroline u vra nga bashkëshorti i saj/ Ja si u zbulua skema

Advertisement

Sipas informacioneve të fundit të mbledhura nga hetuesit grekë, vrasësi i 20-vjeçares Carolinë është burri i saj Charalambos Anagnostopoulos, i cili është arrestuar pak më parë.

Hetimet që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar, janë kamerat e sigurisë dhe ora ‘smart watch’ e 20-vjeçares, e cila tregon kohën reale të vdekjes, që nuk përkon me atë që kishte dëshmuar bashkëshorti i saj në polici.

Protothema shkruan se 32-vjeçari ishte i sigurt se loja e tij e gjatë me hetuesit kishte marrë fund dhe autoritetet do ta arrestonin brenda pak ditësh . Sapo përfundoi ceremonia përkujtimore e 20-vjeçares, ai zgjati duart drejt prangave dhe hipi në helikopterin e policisë ku u dërgua në qelinë e sektorit kundër krimit në drejtorinë e policisë së Atikës.

Fillimisht, Anagnostopolus ka këmbëngulur dhe nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por ka ndërruar ‘mendje’ në vazhdim, sapo ekspertët e policisë i vunë përpara provat të mbledhura prej kohësh, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Teksa dëshmonte para policisë, ai ka dhënë variantin e tij për ngjarjen dhe ka thënë se nuk donte ta kryente aktin, por çdo gjë ishte një aksident fatal. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të foshnjes, por ende nuk është zbardhur arsyeja e krimit të rëndë, që e detyroi atë ta mbante të fshehtë për një kohë kaq të gjatë.

Advertisement

Bashkëshorti i viktimës, Babis Anangnostopolos, u mor sot me urgjencë me një helikopter të posaçëm në ceremoninë përkujtimore për 21-vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Atikës, ku i dha fund lojës së tij disa javore me policinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh.

Advertisement
476
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com