18 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, detajet

Advertisement

18 humbje jete dhe 1,891 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,483 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112,883.

Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 25,797.

NJOFTIMI

28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Advertisement

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797

Advertisement
197