137 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit/ GJKKO pezullon dosjen

Advertisement

Malindi dyshohet se ka porositur 137 kg kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Ky vendim raportohet të jetë marrë, pasi i pandehuri nuk gjendet dhe prej një viti është në arrati.

Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit si të dyshuar për trafikimin e kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.

Oriz në vend të kokainës. Kjo është skema që përdori policia greke për të zbuluar pritësit e një sasie droge në vendin tonë. Ishin pikërisht autoritetet greke që vunë në dijeni policinë shqiptare për një sasi droge që për destinacion kishte portin e Durrësit.

Advertisement

Dhe kjo e fundit në Shtator të vitit 2019, gjeti dhe sekuestroi në Portin e Durrësit, lëndën narkotike të ndarë në tre kontejnierë dhe në total ishte 137 kg, por pjesa me e madhe e tyre ishin pako me oriz.

Advertisement
91
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com